Zyra jonë është
Krijuar në 2012
STUDIO LIGJORE “EAA Law Office” u krijua në vitin 2012 me qëllimin për të ofruar shërbim ligjor cilësor ndaj klientit.
Në një mjedis ligjor me dinamik të vazhdueshme, ne ofrojmë këshilla të drejtpërdrejta për klientët që kërkojnë zgjidhje praktike ligjore. STUDIO LIGJORE “EAA Law Office” ofron shërbime ligjore në çështje gjyqësore penale, civile, dhe në këshillimin e individëve dhe kompanive për biznesin dhe çështjet e krimit tatimor. Firma ofron shërbime këshillimore kundrejt shoqërive tregtare të huaja dhe Shqiptare. Firma operon në mënyrë të suksesshme duke orientuar palët drejt zgjidhjes me efiçente, duke synuar arritjen e suksesit për cdo rast.

EAA Law Office
Misioni Ynë
Studio ligjore “EAA”, është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre me një shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e gjykimit.
Studio jonë, është e përbërë nga një staf i specializuar dhe me një eksperiencë të gjatë, me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë klientëve tanë. Efikasiteti dhe shpejtësia e shërbimeve që ofron Studio ligjore “EAA”, janë tiparet që e karakterizojnë atë.
-
Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.
-
Ne nuk japim informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me klientët tanë, pa miratimin paraprak nga ana e tyre.
-
Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.
-
Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundshme në favorin apo në disfavorin e tyre.
-
Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.
-
Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.
Marrëdhënia e besimit e ndërtuar me klientët tanë, është detyrimi ynë profesional!

Avokatët Tanë
Fitoria e një Avokati është fitimi i një çështjeje të pamundur për tu fituar"
( Balzac)

