top of page

Shërbimet

01. Çështje Civile & Administrative

Civile

Studio ligjore "EAA Law Office" ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:

  • Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.

  • Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhënieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.

  • Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

  • Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.

  • Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjatë procesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorike.

Administrative

Studio ligjore "EAA Law Office" ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje administrative që kanë të bëjnë me:

  • Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.

  • Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shtetërore.

  • Ankim të akteve administrative individuale.

  • Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e koncesioneve, marrjen e lejeve, etj.

  • Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e administratës shtetërore.

  • Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.

  • Ankimim gjyqësor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

  • Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

  • Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me procedimet administrative ku klientët tanë janë palë.

  • Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e procedurës hetimore nga organet administrative duke kërkuar verifikimin e provave dhe duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.

  • Hartim dokumentacioni dhe ndjekje të procedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.

introduction-to-business-law-certificate-program_129467_large.jpg

Franz Kafka

A Lawyer is a person who writes a 10.000 word document and calls it a "brief"

EAA Law Office

Legal Office

Tiranë, Astir, Rr. Teodor Keko, Rezidenca Future Home, Pall C1, Shk.1, Ap.5

Tel:

+355 69 40 50 791

+355 69 37 68 805

+355 68 54 81 323

  • White LinkedIn Icon
bottom of page