Shërbime
02. Çështje Pune & Biznesi
Çështje Pune
Studio ligjore “EAA Law Office” ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje në fushën e së drejtës së punës që kanë të bëjnë me:
-
Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
-
Përfaqësimin në procese gjyqësore duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
-
Përfaqësimin në procese gjyqësore duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
-
Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
-
Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
-
Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
-
Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
-
Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit (të pleqërisë, suplementar, të parakohshëm, etj.)
Çështje Biznesi
Studioja jonë ofron të gjithë informacionin e duhur për mënyrën e veprimit, procedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Ne ofrojmë konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:
-
Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
-
Ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.
-
Procedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin dhe të gjitha të drejtat e tjera të disponimit që i takojnë pronarit etj.
-
Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësisë, procedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
-
Konsulencë juridike për të gjitha shoqëritë, organizatat, sh.p.k , sh.a mbi mënyrën e funksionimit dhe organizimit të brendshëm të shoqërisë, hartimit te statutit dhe rregullores së brendshme të shoqërisë.
-
Blerja dhe shitja e titujve me porosi të klientit.
-
Blerja dhe shitja e titujve në emër ose për llogari të vet. Administrimi i portofolit të titujve në emër të një klienti që është pronar i portofolit.
-
Veprimtaria e zakonshme e agjentit emetues, ku përfshihen organizimi, përgatitja dhe zbatimi i nënshkrimit dhe i pagesës së titujve dhe ushtrimi i veprimtarive të tjera për emetuesin për emetimin e titujve, përgatitja për regjistrimin e titujve në një bursë dhe treg publik të rregulluar duke përfshirë edhe hartimin e kërkesës për regjistrim në emër të emetuesit.
-
Konsulencë juridike për procedurat mbi ndarjen dhe bashkimin e shoqërisë me një tjetër, falimentimin, likuiditetin, etj.

Proverbë Japoneze
Only lawyers and painters can turn
white to black.