top of page

EAA Law Office
Ndihma Juridike

EAA LAW NDIHMA JURIDIKE është një zyrë e kompletuar ligjore e angazhuar për të dhënë konsulencën e duhur për dhënien e ndihmës juridike për personat që hasin çdo ditë pengesa, për vënien në zbatim të të drejtave të tyre.

Çfarë kuptojmë me ndihmë Juridike?

  • Me Ndihmë Juridike kuptojmë dhënien e shërbimit ligjor me tarifa të përballueshme për individët që kanë një konflikt me shtetin, dhe gjenden në kushtet e pamundësisë financiare për të zgjidhur dhe realizuar të drejtat e tyre.

Kush janë format e Ndihmës Juridike?

  1. Është dhënia e informacionit për sistemin ligjor, për të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit;

  2. Kosulenca dhe përgatitje dokumentacioni  drejtuar cdo organi të administratës publike;

  3. Mbrojtje e të drejtave të qytetarit;

  4. Kosulenca dhe përgatitje dokumentacioni drejtuar gjyqësorit

  5. Është përpilimi i mbrojtjes, hartimi i kërkesave drejtuar administratës, hartimi i kërkesë-padisë, ankimeve, rekurseve, drejtuar gjykatave.

  6. Dhënia e këshillave juridike për personat që e kryejnë vetë përfaqësimin në gjykatë

 

Në raste të veçanta zyra merr përsipër përfaqësimin e çështjes në gjykatë, duke u bazuar në rëndësinë e saj.

 

Cilët përfitojnë nga shërbimet e EAA Law Ndihma Juridike?

 Çdo person që ka nevojë për mbështetje juridike, qytetare, e cila përkon me proçese gjyqësore në mbrojtje të të drejtave të shkelura nga arroganca dhe abuzimi me detyrën i organeve të administratës publike. Zyra jonë, përveç mbështetjes ligjore, merr përsipër edhe mbështetjen morale përmes sensibilizimit qytetar. Zyra angazhohet po kështu në edukimin ligjor të publikut me të drejtat dhe detyrimet që ka në marrëdhënie me institucionet publike.

 

Ne veprojmë në bazë të parimeve themelore të ndihmës juridike:

  • barazia e të drejtave për të gjithë individët që përfitojnë nga ndihma juridike;

  • cilësia, efiçenca, dhe efektiviteti i shërbimit të ndihmës juridike;

  • ruajtja e konfidencialitetit;

  • papranueshmërisë së konfliktit të interesit;

  • profesionalizmi i personave që do të japin ndihmën juridike.

Përvoja e avokatëve me të përgatitur, gazetarëve, studentëve, të cilët janë bashkuar për të kontribuar në mbështetjen e luftës së të drejtës kundër abuzimit dhe korrupsionit, është mënyra më e mirë dhe më rezultative për të vënë në zbatim projektet tona.

 

Si vepron EAA Law Ndihma Juridike ?

EAA Law Ndihma Juridike do të jetë pranë njerëzve të cilët hasin çdo ditë verbërinë dhe shurdhërinë e institucioneve publike të vendit. Do të bëjë të mundur që qytetarët, me të drejtën që iu jep ligji, të marrin informacionin e duhur në lidhje me mënyrën se si duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Për çdo problem të paraqitur pranë nesh, estafi jone me një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, do të ndërtojnë strategji të posaçme ligjore dhe sensibilizuese. 

Për sa i përket anës ligjore, EAA Law Ndihma Juridike do të veprojë me të gjitha mjetet që ia lejon ligji, kërkesë-padi, ankime administrative, ankime civile, si rekurse. Në aspektin sensibilizues do të përfshihet sensibilizimi i institucioneve shtetërore, duke filluar që nga zyrat e sporteleve, deri tek aktorët më të lartë të drejtësisë. Sensibilizimi përmes mediave, rrjeteve on-line, do të synojë sensibilizimin e opinionit publik për të reaguar dhe për të vënë në zbatim zgjidhjen e drejtë të çështjeve dhe ankesave të qytetarëve.

ab46a54d-1a3a-4a9d-a369-662747b329dc.jpg

EAA Law Office

Legal Office

Tiranë, Astir, Rr. Teodor Keko, Rezidenca Future Home, Pall C1, Shk.1, Ap.5

Tel:

+355 69 40 50 791

+355 69 37 68 805

+355 68 54 81 323

  • White LinkedIn Icon
bottom of page