top of page

Shërbime

04. Çështje Financiare-Bankare-Tregtare-Kontrata

Çështjet Financiare

Studio ligjore “EAA Law Office”, ofron shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor, në rrugë gjyqësore dhe administrative. Studio jonë merret me zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj, duke ofruar konsulencë mbi sistemin tatimor dhe doganor në Republikën e Shqipërisë, duke ndërmjetësuar në zgjidhjen e konflikteve, apo duke ofruar konsulencë në përgatitjen e ankimimeve ndaj vendimeve të organeve tatimore dhe doganore.

Çështjet Bankare

Studio ligjore “EAA Law Office”, ofron shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit financiar në Republikën e Shqipërisë, shërbim i cili konsiston në: Konsulencë juridike dhe plotësim dokumentacioni për përfitimin e kredive bankare. Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.

Çështjet Tregtare

Studio ligjore “EAA Law Office”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:

  • Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.

  • Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.

  • Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.

  • Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.

  • Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.

  • Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.

Kontratat

Studio ligjore “EAA Law Office”, ofron konsulencë ligjore në hartimin dhe nënshkrimin e të gjitha tipologjive të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror. Studio jonë ofron konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të; lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

210319093422.2-1-1024x600.png

WInston Churchill

“Success is not final; failure is not fatal: it is the courage to continue that counts.” 

EAA Law Office

Legal Office

Tiranë, Astir, Rr. Teodor Keko, Rezidenca Future Home, Pall C1, Shk.1, Ap.5

Tel:

+355 69 40 50 791

+355 69 37 68 805

+355 68 54 81 323

  • White LinkedIn Icon
bottom of page